Sport
​Peja shkatërron Trepçën në “Karagaç”
Demokracia
19:36 | 07 Maj 2023

Share:

Peja është treguar skuadër shumë e fortë në ndeshjen e dytë finale ndaj Trepçës, në ballafaqimin e zhvilluar në palestrën “Karagaç”, në Pejë.

Që nga minuta e parë e deri tek ajo e fundit, verdh e zinjtë u treguan superior ndaj mysafirëve duke udhëhequr gjithmonë me më shumë se 15 pikë epërsi dhe që në fund fituan me rezultat të thellë 107-79 , raporton KosovaPress.

Kështu pas kësaj ndeshje është barazuar seria e fitoreve në 1-1, gjë që garanton spektakël në ndeshjen e tretë që do të zhvillohet në Mitrovicë të enjten.

Kujtojmë se ndeshjen e parë e fitoi Trepça të mërkurën e kaluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Skuadra që arrin tre fitore në këtë seri do të shpallet kampione e Kosovës në basketboll.

Të ngjashme