Sport
Peja përforcohet me basketbollistin amerikan
Demokracia
19:54 | 05 Dhjetor 2022

Share:

KB Peja është përforcuar me basketbollistin amerikan, Khaliq Spicer.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit pejan në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.

Basketbollisti në fjalë ka përvojë me ekipet elitare në Slloveni, Belgjikë, Finlandë e disa vende të tjera evropiane.

“KB Peja nënshkruan me Khaliq Spicer. Ju njoftojmë se klubi jonë ka nënshkruar me qendren amerikane, e gjatë 206cm, Khaliq Spicer. Lojtari në fjalë ka një përvojë me ekipe elitare në  Slloveni, Belgjikë, Finland, Greqi, Portugali dhe së fundi në Rumani”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar./Demokracia.com/

Të ngjashme