Sport
Peja përforcohet edhe me basketbollistin Fatlind Shoshajn
Demokracia
21:11 | 03 Janar 2023

Share:

KB Peja ka prezantuar edhe përforcimin e radhës, Fatlind Shoshajn.

Klubi pejan bëri të ditur këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me basketbollin e ri kosovar.

20-vjeçari, që luan në pozitën e organizatorit, është edhe reprezentues i Kosovës.

Shoshaj së fundmi ishte pjesë e skuadrës, Kangoeroes, në elitën belge.

Njoftimi i plotë:

“Fatlind Shoshaj nënshkruan me KB Peja

Peja njofton se ka nënshkruar me lojtarin e ri Fatlind Shoshaj.

Fatlindi, 20 vjeçar i pozites organizator, ishte edhe pjesë e Kombtarës së Kosoves së grupmoshave U20. Ai së fundi ishte pjese e ekipes Kangoeroes ne ligen elite të Belgjikes.

Mirë se vjen Fatlind!”./Demokracia.com/

Të ngjashme