Sport
Peja e nis sonte eksperiencën në fazën e grupeve të Europe Cup
Demokracia
10:26 | 18 Tetor 2023

Share:

Klubi i basketbollit Peja do ta nisë sonte eksperiencën e parë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Kampionia e Kosovës ndeshjen e parë do ta zhvillojë si mysafire e ekipit gjerman, Niners Chemnitz.

Ky duel do të luhet sonte duke filluar nga ora 19:00, shkruan “Gazeta Express”.

Pejanët e kanë marrë dje rrugën drejt Gjermanisë, ndërsa shpresojnë që të nxjerrin rezultat pozitiv në këtë duel të rëndësishëm për ta.

Verdhezinjtë po shkëlqejnë në basketbollin kosovar, ndërsa këtë formë do të mundohen ta shfaqin edhe në garat evropiane.

Pas përballjes së sontme, pejanët në Grupin H do të kenë punë në javët në vazhdim edhe me ekipin holandez Heroes Den Bosch dhe atë polak, Spojnia Stargard.

Të ngjashme