Lajme
PDK propozon rezolutë për fuqizimin e Policisë, VV e kundërshton
Demokracia
12:10 | 05 Tetor 2023

Share:

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka propozuar rezolutë për fuqizimin e Policisë së Kosovës.

Tahiri tha se kjo Rezolutë përmbanë tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës

“Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ju propozoj që ta plotësojmë ndryshojmë rendin e ditës së kësaj seance. Ashtu sic ishim unikë para një jave, të jemi unik ëqë pjesë e rendit të ditës së kësaj seance të jetë një rezolutë me të cilën do ta mbështesim Policinë e Republikës së Kosovës. Kjo Rezolutë përmbanë tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës. Me anë të kësaj rezolute, ne propozojmë që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë”, ka thënë Tahiri.

Mirëpo, këtë propozim të PDK-së e ka kundështuar kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila.

Të ngjashme
Lajme • 06 Dhjetor 2024