Lajme
“Paskan dalë qentë e Kryetarëve të Prishtinës me pi diçka në shesh”, Syla tallet me Përparim Ramën
Demokracia
20:59 | 20 Dhjetor 2023

Share:

Qentë endacak e kanë ‘pushtuar’ kryeqytetin. Ata mund t’i hasësh në mes të shesheve e pothuajse në çdo rrugë të Prishtinës. Së fundmi, qentë po shijojnë edhe atmosferën festive në bulevardin “Xhorxh Bush”. Të paktën kështu duket në fotografitë e publikuara nga gazetari Valon Syla.

Syla është tallur veçanërisht me kryetarin Përparim Rama përmes një postimi në Facebook. Ai ka publikuar disa fotografi të qenve endacak nga sheshi “Xhorxh Bush”, për të cilët tha me ironi se do të kënaqen kur të iu bëhet sheshi deri tek Rrethi i Flamurit.

Por, deri atëherë, sipas Sylës, Përparim Rama do ta përfundojë mandatin e tij në krye të Prishtinës.

Paskan dalë qent e Kryetarëve të Prishtinës me pi diçka në sheh, te kabinat. Bile, njoni aty e paska marrë edhe femnën me veti. Se qashtu është moda per m’u fotografu me drita, te stafi i komunës. Ani qysh kanë mu knaq kur t’ju bohet sheshi deri te Rrethi i Flamurit, taman qatherë kur kthehet Përpa në Londër.” – ka shkruar Syla.

Kujtojmë se, Komuna e Prishtinës në gusht të këtij viti njoftoi qytetarët që nëse shprehin interesim për adoptimin e qeneve do të subvencionohen me nga 50 euro çdo muaj, dhe do të mund t’i adoptojnë deri në pesë qenë, nëse i plotësojnë kushtet e parapara.

Ndërkaq, është paralajmëruar se do të ketë gjoba në rast të keqtrajtimit të qeneve që merren për adoptim.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se janë ndarë mbi një milion euro për trajtimin e qeneve endacak.

Të ngjashme