Lajme
Pasi Vuçiq e përmendi Kosovën gjatë betimit, deputetja gjermane: BE duhet t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë
Demokracia
08:17 | 02 Qershor 2022

Share:

Pas deklaratës së Aleksandar Vuçiqit gjatë seancës së betimit si president i Serbisë në lidhje me Kosovën, deputetja gjermane Renata Alt kërkon ngrirjen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt, tha pas deklaratës së Aleksandar Vuçiçit në lidhje me Kosovën për DW-në: “Vuçiqi tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij. Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithsesi të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuçiqi po rrit njëkohësisht bashkëpunimin me Kremlinin dhe po nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Prandaj negociatat e pranimit të Serbisë në BE duhet të ngrihen menjëherë”.

Serbia dhe Rusia forcojnë partneritetin

Në një  bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, presidenti serb, ra dakord që Serbia të vazhdojë të marrë edhe për tre vjet furnizime me gaz nga Rusia.

Po ashtu Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq ranë dakord gjatë telefonatës që të forcojnë partneritetin. Sipas të dhënave ruse, Putini dhe Vuçiqi diskutuan edhe për gjendjen në Ukrainë dhe për Kosovën.

Të ngjashme