Lajme
Pasi u betua si president në kushtetutën kontraverse, Vuçiq takohet me Lajçakun
Demokracia
13:37 | 02 Qershor 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka kumtuar të enjten presidenca në Beograd, ka raportuar agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Ky takim do të jetë në kuadër të Forumit “GLOBSEC 2022”, që mbahet në Bratislavë.

Aty Vuçiq pritet të jetë një nga folësit në panel, transmeton Gazeta Express.

I pari i Serbisë është betuar për ta marrë mandatin e tretë si president.

Por është betuar në një kushtetutë që Kosovën e konsideron “pjesë të saj”, diçka që bie ndesh me kërkesat perëndimore drejtuar Beogradit që Kosovën ta largojnë si pjesë të kushtetutës.

Të ngjashme