Lajme
Pasi mori shumë kritika komuna e Kamenicës del me njoftim: S’e kemi shkurtuar orarin për punëtorët që agjërojnë
Demokracia
13:13 | 29 Mars 2023

Share:

Të mërkurën në media është publikuar një e-mail i Zyrës së Personelit për shkurtimin e orarit të punës për stafin e Komunës që agjërojnë muajin e Ramazanit.

Ky raportim është mohuar nga Komuna e Kamenicës të cilët kanë thënë se kanë pranuar vazhdimisht thirrje e pyetje lidhur me këtë çështje.

“Zyra e kryetarit nuk ka marrë një vendim të tillë, si dhe procesi i punës vazhdon si zakonisht në Komunën e Kamenicës”, thuhet në reagim.

Por, vendim të tillë zyrtar ka marrë komuna e Gjilanit, e udhëhequr nga kryetari Alban Hyseni i cili ka shkurtuar për 1 orë orarin e punës për agjëruesit.

Vendimi i Hysenit është kritikuar shumë në publik si populist dhe me efekt për ruajtjen e votave.

Edhe “luani” i Kamenicës merr vendim që punëtorët që agjërojnë të punojnë një orë më pak gjatë Ramazanit

Të ngjashme