Lajme
Edhe “luani” i Kamenicës merr vendim që punëtorët që agjërojnë të punojnë një orë më pak gjatë Ramazanit
Demokracia
11:14 | 29 Mars 2023

Share:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 8 të saj, e përcakton vendin tonë si shtet laik dhe të ndarë nga feja, por kjo nuk po respektohet nga kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Vetëvendosja e kryeministrit Albin Kurti.

Pas Gjilanit edhe Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj, ka marrë vendim që punëtorët e administratës komunale që agjërojnë të punojnë një orë më pak, shkruan Demokracia.com.

Kjo u është kumtuar punëtorëve përmes një e-maili nga Zyra e Personelit.

” Të gjithë besimtarëve të fesë Islame Urime Muaji i Shenjtë i Ramazanit! Njehërit ju njoftoj se kolegët të cilët agjërojnë, orari i punës do të jetë nga ora 09:00 deri 16:00. Uroj të keni agjërim të lehtë!”, thuhet në e-mailin e dërguar nga Zyra e Personeli.

Një vendim të tillë e ka marrë edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /Demokracia.com/

Albin Kurti ngre dolli me raki në Ramazan, kryetari i Gjilanit nga VV-ja ua shkurton orarin e punës agjëruesve

Të ngjashme