Lajme
Pasi i la pa libra, Nagavci thotë se pagesa për nxënësit 5-vjeç bëhet pas verifikimeve
Demokracia
19:28 | 03 Shtator 2023

Share:

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u deklarua disa herë mbi procesin e pajisjes me tekste shkollore me vendim të ri, për nxënësit që nisnin vitin e ri shkollor.

Anise mbi këtë çështje pati mjaftueshëm ankesa, Nagavci specifikisht është përgjigjur edhe për një shqetësim të prindërve të cilët fëmijët e tyre janë pesëvjeçarë, dhe sistemi nuk u pranon aplikimin për rumbursim mjetesh.

”Sa i përket rasteve kur nxënësit janë 5 vjeç, pagesa do të bëhet pas verifikimit të rasteve”, është shprehur ajo në një reagim të saj në facebook.

Madje siç specifikon ministrja, për këtë arsye mundësia e aplikimit për subvencionim, mbetet e hapur deri në fund të muajit shtator.

”Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”.

Kujtojmë që mbi këtë kategori të nxënësve, në adresë të klankosova.tv, kanë arritur ankesa të shumta se procesi i aplikimit për subvencionim për pesëvjeçarët të cilët mbushin gjashtë vjeç në shtator, në shumë raste është i pamundur.

Të ngjashme