Lajme
Pasi e lanë të ikte nga Kosova, deputeti i VV-së kërkon që terroristi Radojçiq të vijë në Kosovë
Demokracia
13:24 | 04 Tetor 2023

Share:

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar për lajmin e lirimit të kriminelit serb, Milan Radojçiq, nga Serbia dhe ndalimin e ardhjes në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Radojçiqi duhet të vijë në Kosovë, pasi është vendi i vetëm që duhet të vijë ai.

”Në fakt Radojçiqi duhet të vjen në Kosovë. Ky është vendi i vetëm ku duhet me ardh ai”, ka shkruar ai.

Të ngjashme