Lajme
Pas rritjes së çmimit, presidentja Osmani e gjen mjeshtrin për riparimin e veturës së Rugovës
Demokracia
09:36 | 22 Maj 2024

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka gjetur mjeshtrin për rregullimin e veturës historike të ish-presidentit, Ibrahim Rugova. Rregullim i kësaj veture do të kushtojë gati 17 mijë euro.

Automjeti ikonik Chevrolet do të riparohet pas hapjes së tenderit për herë të dytë me vlerë të parashikuar prej 20 mijë eurove.

Demokracia.com kishte raportuar se tenderi në herën e parë, me vlerë prej gati 10 mijë eurove, ishte anuluar pasi s’kishte aplikuar askush.

LEXO MË SHUMË: 

Osmani dëshiron ta përdorë veturën ikonike të Rugovës, askush nuk konkurroi për ta riparuar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, anipse kishte thënë se vetura e presidentit historik, Ibrahim Rugova duhet të ruhet në muze, tashmë ajo po dëshiron që kjo veturë të përdoret për aktivitete ceremoniale.

Kësisoj, Presidenca e Kosovës, ka hapur tender me titull: “Riparimi dhe përgaditja teknike e automjetit historik Chevrolet për aktivitete ceremoniale”.

Vlera e parashikuar e tenderit ishte 20 mijë euro dhe për të kanë aplikuar tri kompani që riparojnë vetura.

Edhe pse nuk është tenderi me çmimin më të lirë ashtu siç ishte e përcaktuar, fitues në këtë rast ka dalë kompania Ymer Mariqi B.I me vlerë prej 16 mijë e 756 euro.

Nuk është publikuar arysetimi i refuzimit të operatorit ekonomik me çmimin më të ulët.

Herën e parë, tenderi ishte hapur në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Vlera e parashikuar e tenderit kishte qenë 9 mijë e 900 euro.

Për shkak të mos ofertimi të asnjë kompanie për riparimin e veturës, ky tender kishte dështuar dhe ishte anuluar.

Çka do të riparohet?

Sipas Dosjes së Tenderit, mjeshtri do të ketë punë të madhe me veturën e ish-presidenti.

23 gjëra janë përcaktuar e të cilat duhet të rregullohen për t’u kthyer në përdorim vetura.

Riparimi dhe përgaditja teknike e automjetit historik Chevrolet për aktivitete ceremoniale

Servisi i përgjithshëm (Vaj, filtera antifriz)

Ndërrimi i vajit të frenave

Mbushja e klimës dhe servisimi i sistemit të klimës

Gypi degëzues i termostatit dhe motorit

Ndërrimi i baterisë kryesore 12 V

Servisimi i ndërruesit të shpejtësive

Kandelat e motorit

Poqat e pozicionit

Nyjet e derës para

Xhami i parë (shofershajbnja)

Ndërprerësit e xhamave para

Xhami i pasqyrës

Mbrojtësit e rrotave pas

Rregullimi i mbylljes qendrore

Dritat e dyerve 4

DrItat hallogen

Riparimi i enterierit të brendshëm, modifikimi i mekanizmit të ulëseve dhe ndarja në mes pjesa e brendshme

Pastrimi, përgatitja riparimi i dyshemesë pjesa e poshtme

Riparimi i krahut para

Riparimi i derës së djathtë para

Riparimi i pjesëve të bagazhit

Ndërrimi i mbrojtësit pas

Lyerja totale e veturës dhe polirimi me keramikë.

Kujtojmë se në një deklaratë Osmani në vitin 2020 sa ishte në pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës, thoshte se vetura duhej të ruhej në muze.

Si kryetare e Kuvendit të Kosovës, do t’u propozoj institucioneve përgjegjëse që këtë veturë, e cila është pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës, ta marrin nën mbrojtje. Atë veturë nuk guxon ta mbulojë pluhuri i harresës. Ajo është dëshmi se duhet ta ruajmë kujtesën kolektive e jo të bëhemi pjesë e amnezisë kolektive. Është dëshmi se Presidenti nuk thyente parimet as kur përballej me bombat” – kishte thënë ajo.

Mbetet të shihet se si do të duket vetura pas riparimit.

LEXO MË SHUMË: 

DOKUMENT: Vjosa Osmani që e braktisi partinë e Rugovës, riparon veturën e tij për të defiluar rrugëve të Kosovës

Të ngjashme