Sport
Pas Ronaldos, Al Nassr pritet ta transferojë edhe yllin e Real Madridit
Demokracia
20:07 | 24 Janar 2023

Share:

Futbolli në Arabinë Saudite është duke njohur vetëm rritje, ku një ndër arritjet më të mëdha është dhe afrimi i 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldos te Al-Nassr.

Pas këtij transferimi epik, kampionët arabë nuk ndalen dhe kërkojnë nënshkrimin me një tjetër “galaktik” dhe më konkretisht bëhet fjalë për “arkitektin” e mesfushës së Real Madrid, kroatin Luka Modriq.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në mediat saudite, klubi nga Riyadh dëshiron ta blejë kroatin që në afatin kalimtar të dimrit i ofron kontratë me afat 2.5 vjet dhe me një pagë stratosferike që kalon shifrën e 40 milionë euro në sezon.

Dhe, nëse Florentino Perez refuzon të shesë mesfushorin në dimër, Al-Nassr do të përpiqet ta nënshkruajë atë në verë si një transferim me parametra zero.

Të ngjashme