Sport
Pas Pogbës, Man United zyrtarizon ndarjen edhe me futbollistin anglez
Demokracia
18:00 | 01 Qershor 2022

Share:

Futbollisti i Manchester Unitedit, Jesse Lingard do të largohet nga klubi në fund të qershorit.

Kjo u konfirmua para pak minutash nga vet klubi përmes një komunikate të lëshuar në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.

Kontrata e Jesse Lingard me Man United skadon në fund të qershorit dhe do të largohet si lojtar i lirë.


Ky është largimi i dytë i sotëm nga “Djajtë e Kuq” të cilët më herët gjatë ditës e konfirmuan se edhe Paul Pogba do të largohet nga klubi në fund të këtij muaji.

Lingard një periudhë ishte i huazuar te Ëest Ham United gjatë pjesës së dytë të sezonit 2020/21, duke shënuar nëntë herë në 16 ndeshje për të ndihmuar skuadrën e David Moyes për një vend në Ligën e Evropës./Demokracia.com/

Të ngjashme