Lajme
Pas operimit në kliniken private, lajmërohet Vjosa Osmani, ka disa fjalë për marrëveshjet në Procesin e Berlinit
Demokracia
14:02 | 03 Nëntor 2022

Share:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas një intervenimi kirurgjik për heqjen e tëmthit,  ka mirëpritur marrëveshjet e arritura sot në Berlin, në kuadër të Procesit të Berlinit, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal.

Siç njofton kumtesa, Osmani ka potencuar se marrëveshjet për lëvizjen e lirë me karta identiteti për shtetasit e rajonit, njohja e diplomave universitare, dhe njohja e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve, do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe në heqjen e barrierave administrative në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke u afruar edhe më shumë vlerat dhe praktikat evropiane të bashkëpunimit.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka falënderuar kancelarin federal të Gjermanisë, Olaf Scholz, si dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian, për përkushtimin e tyre ndaj integrimit evropian të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Kosova do të vazhdojë të mbetet palë plotësisht e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e barabarësisë.

Ndryshe, Osmani është kritikuar ashpër pasi intervenimin e kreu në një klinikë private në Prishtinë dhe jo në QKUK. /Demokracia.com/ 

LEXO EDHE:

Gjatë pandemisë, Vjosa Osmani i quante mjekët heronj, por për një ndërhyrje të thjeshtë nuk i besoi sistemit publik shëndetësor

FOTO| Osmani ende po trajtohet në “Aloka”, veturat e zyrës së saj vazhdojnë të qëndrojnë aty

Operacioni “Aloka”: Osmani s’ia barti përgjegjësitë Konjufcës për operacionin në Turqi, ia barti për një të lehtë në Prishtinë

Të ngjashme