ShowBiz
Pas koncerteve të njëpasnjëshme, Dafina Zeqiri përfundon në spital
Demokracia
08:56 | 18 Gusht 2022

Share:

Dafina Zeqiri është njëra ndër këngëtaret më favorite të publikut shqiptar.

Ajo shpesh, ka treguar se vuan nga një problem shëndetësor, shkruan lajmi.net.

Një vit më parë, Dafina i është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente.

Me sa duket këngëtarja ka nisur të ketë përsëri probleme me gjurin e saj të djathë.

Së fundi ajo për ndjekësit e saj ka treguar se i kanë nisur sërish dhimbjet e gjurit dhe kjo për faktin sepse nuk i kanë bërë trajtimin e duhur.

“Vuatja është e vërtetë. Duhej të kisha bërë fizioterapi çdo ditë pas operacionit. Por do të bëhemi më mirë”, shkroi Dafina në një postim në ‘Instagram’.

Në një tjetër story të publikuar Dafina tregon se është “e frikësuar” të takojë doktorin e saj.

“Ai është shumë strikt dhe më vëzhgon çdo lëvizje. Ishalla s’na bërtet.”, shkroi ajo.

Të ngjashme
ShowBiz • 08 Maj 2024