Sport
Pas humbje nga Nadal mediat spanjolle tallen me tenistin serb Djokoviq: Nadali e vaksinoi Djokoviqin
Demokracia
11:14 | 01 Qershor 2022

Share:

Ylli i tenisit, spanjolli Rafael Nadal, ka shënuar fitore tejet të rëndësishme kundër serbit Novak Gjokoviq, për ta prekur gjysmëfinalen e “French Open”.

Nadal, i cili po synon titullin e tij të 14 të Roland Garros, shënoi fitore me shifrat 6-2 4-6 6-2 7-6, respektivisht 4:0 në sete, kundër kampionit aktual dhe numrit një në botë, Gjokoviq, në një përballje tejet interesante që zgjati katër orë e 12 minuta.

Mediat spanjolle pas këtij triumfi të tenistit të tyre janë tallur me serbin Djokoviq i cili kishte refuzuar të vaksinohet për çka edhe u dëbua nga turneu “Australia Open”.

Marca i ka vu një titull interesant këtij dueli duke shkruar: “Rafael Nadal e vaksinon Novak Djokoviqin në katër sete në Ronald Garros”.

Nadal në finale e cila luhet të premten do të përballet me gjermanin Alexander Zverev. /Demokracia.com

Të ngjashme