Lajme
Pas helmimit të nxënësve në Mitrovicë, AUV nis hulumtimin
Demokracia
19:12 | 21 Maj 2022

Share:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka nisur hulumtimin në lidhje me rastin që ka ndodhur në Mitrovicë, ku disa nxënës nga Prishtina janë helmuar gjatë një ekskursioni atje.

Në njoftimin e AUV thuhet se nxënësit janë shërbyer në një restorant, i cili është në një mbyllje të përkohshme.

“Restoranti është inspektuar në mënyrë të detajuar në të gjitha hapësirat e punës dhe shërbimit të ushqimit. Bashkë me zyrtarin mostrues nga IKSHPK janë marrë 6 mostra të produkteve ushqimore dhe strisho nga hapësirat e ambientit të gatimit dhe mjeteve të kuzhinës”, është thënë në njoftimin e AUV-it.

Sipas raporteve mjekësore, pacientët menjëherë pas marrjes se trajtimit kanë filluar të përmirësohen.

Të ngjashme