Lajme
Pas Francës edhe Gjermania vendos kushte | Rohde: Për t’u anëtarësuar në KiE, Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin
Demokracia
08:20 | 24 Prill 2024

Share:

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nëse dëshiron të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

“Duhet bërë hapa të prekshëm, sepse Këshilli i Evropës i kushton rëndësi të veçantë çështjes së të drejtave të pakicave. Mënyra më e mirë për të treguar se Kosova është e përkushtuar për ta zbatuar atë është fillimi i implementimit të Asociacionit. Pra, të bëjë një hap të prekshëm, sepse edhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka thënë se duhet bërë pas pranimit”, tha Rohde në KTV.

Rohde ka thënë se “sa më shumë që bëhet para takimit të Komitetit të Ministrave, aq më e madhe është mundësia për një votim të suksesshëm”.

“Besoni, Gjermania është tejet e interesuar për një votim të suksesshëm dhe një anëtarësim të suksesshëm në Këshill të Evropës”, ka thënë Rohde.

Përveç Gjermanisë, edhe Franca dje e kushtëzoi antarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Zajednicës.

Në një telefonatë me kryeministrin Albin Kurti, presidenti francez, Emmanuel Macron ia bëri me dije se themelimi i Zajednicës është faktor kyç për antarësimin e Kosovës në KiE.

LEXO MË SHUMË: 

Macron telefonon Kurtin | Franca kushtëzon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës me themelimin e Zajednicës

Të ngjashme