ShowBiz
Pas blerjes nga Elon Musk, Gigi Hadid fshin llogarinë e saj në Twitter
Demokracia
12:39 | 07 Nëntor 2022

Share:

Gigi Hadid është bërë e famshmja e fundit që u largua nga Twitter pasi manjati i teknologjisë Elon Musk përfundoi marrëveshjen e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter javën e kaluar.

Modelja e njohur njoftoi se do të largohet nga Twitter, duke e quajtur faqen e mediave sociale një “gropë e urrejtjes dhe fanatizmit”.

27-vjeçarja zbuloi në Instagram se çaktivizoi llogarinë e saj në Twitter të premten (4 nëntor) mes pushimeve masive nga puna.

“Për një kohë të gjatë, por veçanërisht me udhëheqjen e saj të re”, shkroi Hadid për Musk, “po bëhet gjithnjë e më shumë një gropë e urrejtjes dhe fanatizmit dhe nuk është një vend ku dua të marrë pjesë”.

Ajo ka shtuar një falje për fansat e saj në platformë, duke shkruar se i pëlqente të lidhej me ta.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024