ShowBiz
Pas akuzave për abuzim, aktori shtrohet në spital
Demokracia
12:38 | 10 Shkurt 2021

Share:

Shia LaBeouf ka hyrë në kujdesin spitalor dhe nuk është më pjesë e agjensisë së tij të talenteve, CAA, mes akuzave të abuzimit të ngritura kundër tij kohët e fundit nga ish e dashura e tij, FKA twigs.

Variety, thotë se AAC nuk e ka pushuar nga puna LaBeouf, transmeton Demokracia.com

Përkundrazi, aktori 34-vjeçar “mori vendimin për të bërë një pushim nga aktrimi, në mënyrë që ai të përqendrohej vetëm në shërimin e tij dhe të merrte ndihmën që ai kishte pranuar se i duhej”.

LaBeouf ka qenë në trajtim për pesë javë, tha një burim për Variety, dhe lirimi i tij nga spitali do të varet nga shërimi i tij.

“Shia ka nevojë për ndihmë dhe ai e di atë,” tha avokati i LaBeouf në Dhjetor. “Ne jemi duke kërkuar në mënyrë aktive llojin e trajtimit domethënës, intensiv dhe afatgjatë të shtrimit për të cilin ai ka shumë nevojë”.

Natyra e trajtimit nuk është e qartë, por në një deklaratë, LaBeouf aludoi në “alkoolizmin dhe agresionin e tij”, për të cilin ai tha se nuk kishte “asnjë justifikim, vetëm racionalizime”.

Ish e dashura e LaBeouf, FKA Twigs, 32, ngriti një proces gjyqësor kundër tij për shkak të abuzimeve,  në fillim të dhjetorit. Një tjetër ish e dashur e tij, stilistja Carolyn Pho, u bashkua me Twigs në padi, duke përshkruar akuza të ngjashme./Demokracia.com

 

Të ngjashme