Lajme
Partia e Nenad Rashiqit ia konteston Kurtit sovranitetin në veri, tërhiqen komisionerët e tij në Leposaviq e Zubin Potok
Demokracia
15:24 | 19 Prill 2024

Share:

Komisionerët e partisë së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nened Rashiq, për procesin e votimit për shkarkim të kryetarëve në Leposaviq dhe Zubin-Potok janë tërhequr.

Burime të KOHËS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë thënë se në Leposaviq janë tërhequr 24 komisionerë, kurse në Zubin-Potok 15.

Procesi i votimit për ose kundër shkarkimit të kryetarëve në veri do të mbahet të dielën, më 21 prill.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Leposaviq të drejtë vote kanë 13 mijë e 674 qytetarë, në Zubin-Potok 6 mijë e 877, në Zveçan 7 mijë e 209 qytetarë dhe në Mitrovicë të Veriut 18 mijë e 796 qytetarë.

Procesi i votimit do të zhvillohet në Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

Të ngjashme