Lajme
Parlamenti Studentor në Prizren garon për “vlera”, organizon turnir në CS:GO për festat e nëntorit
Demokracia
13:07 | 19 Nëntor 2022

Share:

Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ditë më parë kanë bërë një postim jo të zakonshëm në rrjetin social “Facebook”. Ata kanë njoftuar se më 22 nëntor do të mbahet një turnir, jo në ndonjë lëmi të veçantë, por në CS:GO.

Në njoftimin e Parlamentit Studentor thuhet se turniri është propozuar nga Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Paraqitja e ekipeve është bërë të enjten dhe të premten. Ndërsa, turniri do të mbahet në martën (22 nëntor), duke filluar nga ora 10:00, shkruan Demokracia.com.

“Çdo ekip duhet të ketë emrin e tij dhe secili ekip duhet të jetë i përbërë nga 5 veta. Regjistrimi i ekipit dhe pagesa bëhet në zyrën e Parlamentit Studentor, në objektin e Fakultetit Ekonomik, kati i tretë, zyra numër 240. Aktiviteti përfshihet në vazhdën e aktiviteteve që do të organizohen për 28 Nëntor”, thuhet në njoftimin e Parlamentit.

Po ashtu, aty thuhet se inspirim për organizimin e këtij turniri ishte ekipi nga Kosova “Bad News Eagle”.

Ndryshe, lojërat e dhunshme me përdorimin e armëve, javët e fundit kanë qenë lajm nëpër mediat e Kosovës, pasi ekipi nga Kosova “Bad News Eagles” është duke marrë pjesë në turneun në CS:GO “Elisa Master Espoo 2022”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Në vende të ndryshme të botës janë zhvilluar edhe vrasje masive, duke xhiruar veten në formë të lojës “Counter-Strike”. E tillë ishte edhe videoja e vrasësit Brenton Tarrant, 28 vjeçar nga qyteti Grafton në New South Wales të Australisë, i cili në vitin 2019 kishte shfaqur në internet në “Livestream” momentin e sulmit mbi besimtarët myslimanë në Christchurch të Zelandës së Re, ku të paktën 49 persona humbën jetën dhe 48 mbetën të plagosur në sulme terroriste të dy xhamive të mbushura me besimtarë në lutjet.

Postimi i plotë i Parlamentit Studentor të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, pa ndërhyrje:

Turniri CSGO

Nesër është dita e fundit për regjistrim të ekipeve!

Duke pasur parasysh që kohën e fundit loja CSGO ka bërë jehonë të madhe tek ne nga djelmoshat e Bad News Eagle, me propozim të Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike organizohet turniri në CSGO.

Turniri mbahet më 22 Nëntor duke filluar nga ora 10:00 në GAMEZONE.

Paraqitja e ekipeve bëhet të enjtën dhe të premtën nga ora 10:00-14:00.

Çdo ekip duhet të ketë emrin e tij dhe secili ekip duhet të jetë i përbërë nga 5 veta.

Regjistrimi i ekipit dhe pagesa bëhet në zyrën e Parlamentit Studentor, në objektin e Fakultetit Ekonomik, kati i tretë, zyra numër 240.

Aktiviteti përfshihet në vazhdën e aktiviteteve që do të organizohen për 28 Nëntor.

Me respekt, Parlamenti Studentor!/Demokracia.com/

Të ngjashme