Lajme
Paralajmërohen masa ndaj punëtorëve shëndetësorë që mbajnë thonj artificialë
Demokracia
20:37 | 11 Maj 2023

Share:

Infeksionet intra spitalore janë problem me të cilat përballet shëndetësia kosovare.

Njëri nga faktorët që i atribuohet infeksioneve me të cilat mund të përballen pacientët pasi dalin nga spitali, por edhe pas intervenimeve kirurgjike, është infrastruktura.

Por, jo vetëm kjo.

Shkak tjetër që mund t’i transmetojë infeksionet janë edhe zgjatja e thonjëve artificialë, apo edhe aksesorët e tjerë që i bartin stafi shëndetësor duke punuar.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit, Klinik dhe Universitar të Kosovës Narqize Arënliu-Hoxhaj, ka thënë se ka pasur pakënaqësi lidhur me këto.

“Jemi në diskutim për të marrë masa në lidhje me këto çështje”, tha Arënliu–Hoxhaj në Klan Kosova.

Ajo theksoi se po planifikohet që disa prej klinikave të QKUK-së të rinovohen në mënyrë që të përmirësohen kushtet e trajtimit për pacientët.

 

Të ngjashme