Lajme
Paraburgim ndaj një personi për grabitje në Ferizaj
Demokracia
18:09 | 09 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Gjykata Themelore në Ferizaj ka informuar sot se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj një personi, me inicialet M.E për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 7 prill 2023, në një rrugë të qytetit të Ferizajt, me dashje dhe me përgatitje paraprake, së bashku edhe me të dyshuarin S.A., i cili akoma gjendet në arrati, me qëllim të përfitimi të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë kryer grabitje në dëm të dëmtuarit – fëmijës A.M., në atë mënyrë që me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për ta sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, fillimisht e detyrojnë të dëmtuarin që t`i nxjerrë të gjitha gjërat nga xhepat, më pastaj i pandehuri M., e godet një herë me grusht në gjoks, i`a merr një telefon në vlerë prej njëqind e njëzet (120) euro dhe e detyron që t`ia tregoj edhe password-in e telefonit, duke i shkaktuar kështu dëm material në shumë prej njëqind e njëzet (120) euro.”, ka bërë të ditur gjykata.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Me këtë rast, palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Të ngjashme