Lajme
Papa Françesku: Çiftet nuk duan më fëmijë, preferojnë të mbajnë qen
Demokracia
10:36 | 27 Gusht 2022

Share:

“Në vend të fëmijëve, njerëzit preferojnë të mbajnë qen ose mace. Është paksa një dashuri e programuar, një dashuri pa kushte dhe probleme “, tha në një deklaratë Papa Françesku, sipas mediave italiane.

Papa diskutoi rënien demografike që prej disa kohësh ka prekur Italinë dhe Europën: një problem që ai e përkufizoi si njerëzor, por edhe një problem patriotik. Deklarata e Papa Françeskut ka nxitur disa shoqata, të cilat operojnë çdo ditë në fushën e mbrojtjes së kafshëve, të dalin në terren.

Midis tyre, natyrisht, Enpa (Autoriteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kafshëve) i cili argumenton se konkurrenca midis fëmijëve dhe kafshëve shtëpiake është inekzistente: “Nuk është hera e parë që Francesco vë kafshët kundër fëmijëve. Dhe ai e ka gabim, sipas një raporti të Eurispes në maj 2022”.

Sipas asaj që raportohet në analizë, janë kryesisht çiftet me fëmijë dhe familjet që kujdesen më shumë për qentë. Presidentja kombëtare e Enpa-s, Carla Rocchi, përveç ripërsëritjes se Papa u shpreh gabim, shpjegon se veçanërisht çiftet me fëmijë kërkojnë më tepër të adoptojnë qentë.

“Dashuria për kafshët është një vlerë absolute në vetvete. Të kesh ose të mos kesh fëmijë, gjë që, siç konfirmojnë të dhënat e Eurispes, nuk paraqet pengesë”. Ajo gjithashtu theksoi se kafshët janë një gëzim i jashtëzakonshëm dhe kërkojnë këmbëngulje dhe përkushtim.

“Ne ua themi gjithmonë këtë njerëzve që vijnë tek ne për t’i adoptuar kafshët. Dhe është krejt e natyrshme që të njëjtët njerëz që kanë këtë predispozitë dhe bujari për të mirëpritur kafshët janë të njëjtët që kanë zgjedhur të ndryshojnë jetën e tyre për t’u bërë prindër, duke u përballur me një mijë sakrifica”, përfundoi ajo. /abcnews.al

Të ngjashme