Lajme
Pamje të rënda nga aksidenti tragjik në Istog
Demokracia
10:07 | 01 Gusht 2023

Share:

Policia ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në Istog e ku një person ka vdekur dhe janë lënduar 9 të tjerë.

Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё traktor dhe dy automjete, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos përshtatjes sё shpejtësisë dhe tejkalimit tё pasigurt.

“Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca, dhjetё (10)  personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lënduar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme