Sport
Pamje që nuk u panë në TV, Allegri me fjalë të ashpra për lojtarët: Dreqi ta hajë, po luani për Juventusin
Demokracia
16:49 | 21 Shtator 2021

Share:

Massimiliano Allegri është shprehur i ashpër ndaj futbollistëve në barazimin 1-1 kundër Milanit.

“Zonja e Vjetër” po zhvillon një fillim të edicionit më të keqin në 60 vitet e fundit, ngase nuk dinë për fitore në katër xhirot e para kampionale, shkruan Demokracia.com.

Në rrjetet sociale janë përhapur me të madhe disa pamje ku shihet trajneri i Juves, Allegri tejet i mllefosur në përfundimit të ndeshjes me futbollistët që ai iu besoi për atë takim.

Sipas raportimeve të “Daily Mail”, Allegri dëgjohet duke thënë: “Dreqi ta hajë. Ju po luani për Juventusin”.


Juventusi ndodhet në pozitën e 18-të me vetëm dy pikë të grumbulluara pas dy barazimeve dhe dy humbjeve.

“Bardhezinjtë” në merkaton e verës e humbën Cristiano Ronaldon i cili iu bashkua Manchester Unitedit. /Demokracia.com

Të ngjashme