Lajme
Pamje nga veriu: Pas shpërthimit EULEX, KFOR-i dhe policia shkojnë në vendin e ngjarjes
Demokracia
08:05 | 16 Janar 2024

Share:

Pak para mesnatës, një bombë është hedhur në pjesën veriore të Mitrovicës. 

Një mjet shpërthyes, me shumë gjasa granatë dore, është hedhur pranë një prej lokaleve, në kryqëzimin pranë Fakultetit Teknik.

Zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se dy persona janë plagosur në Veri të vendit si rezultat i një shpërthimi të ndodhur pak para mesnatës.

Elshani ka treguar se dyshohet se mjeti shpërthyes është një granatë dore dhe se ngjarja ka ndodhur tek Hoteli Bisevac. Njëri nga personat e lënduar është në gjendje më të rënduar.

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani.

Të ngjashme