Lajme
Pacientit 38 vjeçar në SHSKUK i hiqet tumori me sukses
Demokracia
15:22 | 16 Shkurt 2021

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është kryer një operacion i komplikuar me ç’rast pacientit i është larguar tumori.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së pacienti i operuar është i moshës 38 vjeçare dhe pas intervenimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet në shtëpi, shkruan Demokracia.com.

“Operimi i Hemangiomës, tumor me prejardhje nga enët e gjakut, i cili zhvillohet në mëlçi, vlerësohet si një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë e barkut… Operacioni, i bërë nga një ekip mjekësh të trajnuar, me aparaturë moderne, më parë është kryer vetëm jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i SHSKUK-së pa ndërhyrje:

Kryhet një operacion i komplikuar në QKUK, pacientit i hiqet tumori

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kanë kryer një operacion kompleks, duke i larguar pacientit tumorin nga mëlçia.

Operimi i Hemangiomës, tumor me prejardhje nga enët e gjakut, i cili zhvillohet në mëlçi, vlerësohet si një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë e barkut.

Pacienti i moshës 38 vjeçare, pas intervenimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shpejt për në shtëpi.

Operacioni, i bërë nga një ekip mjekësh të trajnuar, me aparaturë moderne, më parë është kryer vetëm jashtë vendit./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2830500070600114

Të ngjashme