Lajme
Pa u bërë as 1 muaj i plotë në 2024, Gërvalla vazhdon me avazin e vjetër: gafa, punësime familjare e deklarata skandaloze
Demokracia
22:33 | 27 Janar 2024

Share:

Janë bërë vetëm 27 ditë që kur kemi hyrë në vitin 2024, por kryediplomatja Donika Gërvalla nuk e ka frenuar aspak avazin e vjetër.

Brenda 27-ditëve për të janë raportuar gafa, punësime politike e deklarata skandaloze, shkruan Demokracia.com.

Fillimisht, ministrja Donika Gërvalla e punësoi familjarin e vet si këshilltar politik, i cili me profesion është muzikant.

Ajo e ka punësuar Donat Krasniqin si Këshilltar të Jashtëm.

Donati, miku i vëllait të ministres apo vëllai i gruas së vëllait është punësuar në kabinetin e ministres si këshilltar politik i jashtëm. Ai kurrë nuk shkon në punë. Donati me profesion është muzikant dhe s’ka lidhje as me politikë e as me diplomaci.

Sipas raportimeve mediale, muzikanti Donat Krasniqi kishte nevojë të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton edhe vëllai i tij. Me statusin e punonjësit të MPJ-së dhe pjesë e kabinetit të ministres, ai mund të pajiset me vizë amerikane lehtësisht me rekomandimin e ministrisë.

Kjo ishte edhe arsyeja përse Donati fillimisht u tha se ishte punësuar. Por, historia me këtë familjar të Gërvallës nuk përfundon këtu.

Kohë më parë, Gërvalla me rekomandimin e gruas së vëllait (Egzonës), kishte marrë në punë në ministri edhe të fejuarën e Donatit.

B.G., e fejuara e muzikantit, ishte punësuar nga Gërvalla si asistente ekzekutive.

Situata bëhet qesharake kur B.G-ja, e ardhur në ministri përmes lidhjeve familjare, ishte pushuar nga puna.

Më vonë u kuptua që arsye e largimit ishte fakti që Donat Krasniqi ishte ndarë nga B.G dhe meqë nuk kishin më lidhje familjare, Gërvalla s’pa arsye ta mbajë më gjatë.

LEXO MË SHUMË:

Donika Gërvalla e punëson familjarin e vet si këshilltar politik, i cili me profesion është muzikant

Me 15-janar, Gërvalla bëri atë që e bën gjithmonë, gafa në rrjetet sociale.

Me 15-janar në Kosovë arriti Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili ishte pritur nga ministrja Donika Gërvalla.

Duke njoftuar për ardhjen e Hasanit në Kosovë, Gërvalla si recidiviste i është rikthyer gafave të saj të zakonshme. Në një postim në profilin e saj në Facebook, Hasanin e prezantoi gabimisht si “ministër të Kosovës”.

Ky gabim nuk është i pari në historinë e ministrisë së Gërvallës, pasi ka pasur gafa të ngjashme në shkrimet e saj publike vazhdimisht.

LEXO MË SHUMË:

Donika Gërvalla i rikthehet huqjeve të saj në rrjete sociale

Por, këtu nuk përfundojnë gafat dhe skandalet e Gërvallës.

Ditë më parë, në një intervistë për RTK, ministrja Gërvalla e sulmoi edhe BE-në.

Ajo ka akuzuar Miroslav Lajçakun, të dërguarin e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për dështim në këtë proces, ndërkaq disa rezultate të mëhershme ishin cilësuar si suksese edhe nga shefi i saj, kryeministri Kurti.

“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadojë mandati”, ishte shprehur Ministrja e Punëve të Jashtme, duke acaruar raportet me BE-në./Demokracia.com/

Të ngjashme