Lajme
Osmani pas takimit me Ramën godet tërthorazi Kurtin: Forcimi i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve
Demokracia
18:20 | 06 Korrik 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje rreth takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Osmani përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se në takim është diskutuar për Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

Me fjalinë se ‘Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike’, duket se Osmani e ka goditur pakëz në mënyrë indirekte kryeministrin Albin Kurti, i cili nuk po pranon të takohet me Ramën.

 

Lexo edhe: 

Si po “guxojnë” ta takojnë Edi Ramën, presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca?

Të ngjashme