Lajme
Si po “guxojnë” ta takojnë Edi Ramën, presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca?
Demokracia
17:54 | 06 Korrik 2023

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani e cila prej ardhjes në pushtet ka luajtur rolin e noteres së Albin Kurtit dhe pothuajse kurrë nuk ka guxuar ta kundërshtojë, ka shfaqur pak guxim duke e takuar atë, përkundër se Kurti ende nuk e ka konfirumar takimin me Ramën, shkruan Demokracia.com.

Ramën do ta takojë edhe bashkëpartiaku i Kurtit, kryeparlamentari Glauk Konufca.

Pas takimeve me Osmanin e Konjufcën nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë. Rama pritet të jap detaje sonte në Klan Kosova.

Në Aeroport ai është pritur nga Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.

Veç tij, Ramën e ka pritur edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Ndryshe, Rama sot ka bërë të ditur se i ka dorëzuara të nënshkruara 13 marrëveshjet e planifikuara në mbledhjen e përbashkët.

Kjo si kërkesë e kryeministrit Kurti që mbledhja të mbahet sot, me rastin e vizitës së Ramës.

Këto marrëveshje kanë nisur të nënshkruhen nga ministrat e Qeverisë së Kosovës. Në këtë formë, Rama deklaroi se Kurtit mund t’i hiqet meraku.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Rama.

Për përplasjen dhe takimin e mundshëm me Kurtin, Rama u pyet edhe në Shkup.

Rama ka thënë se nuk i ka bërë ftesë për takim pasi Kurti ka refuzuar paraprakisht.

Tutje, ai ka thënë se Kurti ndoshta nuk e ka harruar “kanunin” që edhe armikut i hapet dera.

“Në Kosovë kur të shkoj kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur të vjen në shpi edhe hasmi, hapet dera dhe është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën.” – ka thënë Rama gjatë konferecës për media me kryeministrin e Maqedonisë Veriore.

Rama pritet t’i vizitojë edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024