Lajme
Osmani e shoqëruar nga Zotëria i Parë do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Erdoganit si President
Demokracia
13:41 | 03 Qershor 2023

Share:

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Turqi, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani do të jetë e shoqëruar edhe nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu.

“Në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Erdoğan, Presidentja Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, do të jetë përkrah krerëve të tjerë të shteteve nga mbarë bota.

Presidentja Osmani ditë më parë, ka uruar Presidentin Erdoğan në emër të popullit të Republikës së Kosovës për fitoren dhe ka shfaqur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve”, thuhet në njoftim.

Recep Tayip Erdogan fitoi zgjedhjet me balotazh, i cili u zhvillua më 28 maj. Erdogan, i cili ka udhëhequr Turqinë si kryeministër apo president për 20 vjet, fitoi pavarësisht krizës ekonomike të vazhdueshme në vend dhe kritikave për reagimin e dobët të qeverisë së tij, ndaj një tërmeti në shkurt, që vrau më shumë se 50,000 njerëz.

Të ngjashme