Sport
Orari i fazës së parë në Superligë, kjo është data dhe ora kur zhvillohet derbi Drita – Gjilani
Demokracia
13:50 | 02 Gusht 2022

Share:

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës përpiloi sot orarin e plotë të fazës së parë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampionati elitar i Kosovës nis më 13 gusht me tri ndeshje ne program, kurse dy tjera luhen një ditë më vonë, shkruan Demokracia.com.

Derbi më i madh lokal në Kosovës midis Dritës dhe Gjilanit do të luhet në xhiron e shtatë, me “bardhekaltrit” në cilësinë e vendasit.

Bazuar në orarin e publikuar në uebsajtin e FFK-së, derbi i parë i edicionit mes dy rivalëve të përbetuar lokal luhet të mërkurën, më 14 shtator, duke filluar nga ora 15:00.

Edhe këtë edicion Drita dhe Gjilani do të përballen katër herë, nga një herë në secilën fazë.

Gjilani regjistroi dy fitore edicionin e kaluar në derbi, krahas dy ndeshjeve që u ndan me barazim.

Orari i plotë i javës së shtatë:

JAVA 7 (14 – 15 SHTATOR)

E MËRKURE, 14.09.2022

15:00 Drita – Gjilani AS1

15:00 Llapi – Ballkani AS2

15:00 Prishtina – Malisheva AS3

E ENJTE, 15.09.2022

15:00 Trepça’89 – Ferizaj AS1

15:00 Dukagjini- Drenica AS2./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024