ShowBiz
Oprah Winfrey ka këmbëngulur për tri vite për të intervistuar Meghan Markle dhe Princ Harry
Demokracia
11:46 | 17 Shkurt 2021

Share:

Oprah Winfrey i kërkoi Meghan Markle dhe Princ Harry për tre vjet me radhë për të marrë intervistën e saj ekskluzive me çiftin, u raportua të martën.

Ndërsa mbretëresha 67-vjeçare e talk shoë-it u përshkrua si një “shoqe e çiftit” kur ishte mysafire në dasmën e tyre mbretërore në maj 2018, ajo ishte takuar vetëm me Markle një herë më pare, përderisa po tentonte të p të merrte një intervistë.

Ajo vazhdoi të luante “lojën e gjatë” dhe veproi si mentorja e Dukeshës së Sussex, madje u miqësua me nënën e saj, Doria Ragland, kur ata u zhvendosën në lagjen e pasura të Kalifornisë të Oprah vitin e kaluar, tha UK Times.

Seriali i Winfrey rreth shëndetit mendor për Apple TV me Harry u pa nga shumë persona të brendshëm mbretërorë si një “veprim mashtrues” për të “mbajtur çiftin të lumtur”.

Fakti që Oprah po tentonte të bënte intervistën ishte prej kohësh një “sekret i hapur në qarqet e pallatit”.

Por njoftimi zyrtar i së hënës kapi Pallatin Buckingham në befasi, me zyrtarët mbretërorë që mësuan vetëm për intervistën e finalizuar në Twitter, thuhej në raport./Demokracia.com

Të ngjashme