Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, po u shmanget diskutimeve me opozitën për zgjedhjet e parakohshme.
Përkundër që opozita është shprehur e gatshme për zgjedhje dhe që të ulet të diskutojë për shpërndarjen e Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim, shkruan Demokracia.com.
Për t’i shuar zërat e opozitës për zgjedhje, partia e kryeministrit Kurti po kërcënon me sondazhe të porositura jokredibile.
Dje u publikuan disa “vizatime” në formë grafikoni që u tha se ishin sondazh, ku pretendohej se Vetëvendosje i ka 49%, kurse PDK e LDK me 17% e 16%, ndërka AAK-Nisma 6.9%.
Pavarësisht tentimeve të pushtetit që t’i shuajë zërat e opozitës për zgjedhje, kjo nuk funksionoi.
PDK e LDK reaguan pas këtij të ashtuquajturi sondazh, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje.
Çitaku i dërgon “selam” VV-së: Ejani shkojmë në zgjedhje më 9 qershor, PDK është gati
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimeve të sondazheve të fundit.
Çitaku i është drejtuar partisë në pushtet, Lëvizjës Vetëvendosje, se nëse është e gatshme për zgjedhje, atëherë të mbahen zgjedhjet më 9 qershor, shkruan Demokracia.com.
LEXO MË SHUMË:
Çitaku i dërgon “selam” VV-së: Ejani shkojmë në zgjedhje me 9 qershor, PDK është gati
Haziri i reagon VV-së: S’ka kush na ndalë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, po ashtu, ka reaguar lidhur me siç tha ai, sulmit përmes një sondazhi.
Haziri tha se tërë kjo ka ardhur pas një javë opozitarizmi për kontratat njëburimore.
Ai tutje tha se do të ecin përpara drejt “rikthimit të madh”.
LEXO MË SHUMË:
Çka ka thënë Albin Kurti për zgjedhje të parakohshme?
Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se zgjedhjet mbahen veç nëse shpërndahet Kuvendi.
“Ndoshta do të ketë zgjedhje të parakohshme, unë nuk e di, por… Për ne është krejt njësoj. Por, unë nuk mund të kem zgjedhje të parakohshme në Kosovë pa opozitën. Nëse opozita do zgjedhje të parakohshme, duhet të shpërbëhet Kuvendi”, kishte thënë Kurti. /Demokracia.com/