OnlyFans ka njoftuar fillimin e një fondi shpërblimesh krijuese, i përqendruar në sigurimin e një rritjeje fondesh për artistët në zhvillim në të gjithë industritë krijuese, duke filluar me muzikantët në Britani.
Fondi prej 80,000 £ do të ndahet mes katër artistëve, me 20,000 £ grante të dhëna për aplikantët individual, të zgjedhur nga një panel ku bën pjesë reperi britanik Stefflon Don, CEO i OnlyFans Tim Stokely, stilistin Henry Holland dhe aktoren Suki Waterhouse, transmeton Demokracia.com
Krijimi i fondit shënon përpjekjet për të zgjeruar përmbajtjen e NSFW për të cilën platforma është bërë më e njohur, në më shumë territore të SFË siç janë shfaqjet ekskluzive virtuale ose përmbajtja e pyetjeve dhe përgjigjeve.
Është synuar gjithashtu të nënvizojë faktin se të ardhurat e artistëve në Mbretërinë e Bashkuar nga OnlyFans janë më të vogla se të atyre të artistëve nga SHBA që kanë zbritur në platformë, të tilla si psh Cardi B.
Stefflon Don thotë se ky fond është veçanërisht i vlefshëm mes pandemisë së Covid.
“Muzika është një industri tepër e vështirë, ku duhet të punosh shumë, mirëpo tani situata është më e vështirë se kurrë “, thotë ajo.
“Shpresa ime është që kjo u jep muzikantëve frymëzim ose një mundësi për të fituar para. Për fituesit që do të marrin grantin, unë jam i kënaqur të shoh mundësitë e tyre në industri dhe të shoh regjistrimet”.Demokracia.com
View this post on Instagram