ShowBiz
Olti Curri “shpërthen” ndaj Arbanës, ja për çfarë kësaj radhe?
Demokracia
11:20 | 22 Shkurt 2022

Share:

Suksesi i një spektakli duket kur edhe pas finish-it flitet ende për të.

Zakonisht janë skandalet ato që mbajnë gjallë një histori dhe nëse e hedhim këtë çorbë tek shqiptarët, kthehet menjëherë në pjatën e preferuar.

Dje në media qarkulloi një postim i Arbanës rreth Donaldit dhe thyerjes së qetësisë midis këtij të fundit dhe TCH.

Ajo shkruajti se kjo gjë nuk ekziston dhe janë portalet ata që ushqejnë dhe nxisin kunja.

I pari që reagoi ndaj këtij postimi është Olti Curri ku shkruan:

Me siguri Arbana nuk bën kësi gafash koherence dhe këtë postim dyshoj fort ja ka shkruar dikush tjetër.

Si pjesë e medias online e Keyefjala.com më duhet të ngre dyshime për argumentin kryesor me të cilin ajo hap postimin e saj “Mediat online të etura për klikime”! Me siguri Arbana nuk i ka parë titrat e sigles hapëse të natës finale te BB Vip ku përveç shifrave të shikueshmërisë televizive që janë sfida e televizioneve. U krenuan me numër klikimesh dhe followers. Pra etja qenka e njëjtë. Vetëm që mediat online e kanë të natyrshme ta shuajnë etjen me klikime. Devijimi qëndron tek televizionet që etjen duhet ta shuajnë me shikueshmëri nga televizori. Aq më shumë që investimi në televizione është kolosal dhe në fund klikimet janë të barabarta me klikimet që merr video e një maçoku që kërkon të kapë papagallin që gjendet në kafaz dhe me shpenzime zero”.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024