ShowBiz
Olta Gixhari: Thashethemi më i çmendur që kam dëgjuar jashtë është që burri im ka blerë çmimin e madh të Big Brother
Demokracia
20:38 | 08 Prill 2023

Share:

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri rreth një javë më parë.

Ajo doli nga Big Brother VIP Albania kur mbushi plot 100 ditë për faktin se nuk mund të qëndronte më larg djalit të saj.

Pas daljes nga ky format, bukuroshja ka folur për herë të parë për eksperiencën, banorët dhe për gjërat që ka dëgjuar jashtë.

Olta mes tjerash tregoi edhe për thashethemet që ka dëgjuar, sikur ai që bashkëshorti i saj ka blerë çmimin e madh dhe se këtë e kishte të sigurt Gixhari.

“Thashethemi më i çmendur që kam dëgjuar ka qenë që, ai i çmenduri fare fare fare është që burri im e ka blerë çmimin dhe unë do ta fitojë dhe që Top Media e kanë ndarë mendjen që do të ma japin mua. Kjo ishte teoria konspirative më e çmendur që kam dëgjuar dhe pashë që publiku ishte shumë i irrituar për këtë dhe më erdhi shumë keq që unë e kam me të dëgjuar do të thotë paska kaluar këtu një periudhë që mua më kanë urryer shumë”, tha ajo në “Më lër të flas”.

“E bukura është që më paskan urryer për këtë pjesë, sepse unë kisha blerë çmimin e madh dhe për këtë arsye shikuesit kanë qenë shumë të irrituar dhe të inatosur me mua”, vazhdoi më tej artistja.

Olta përndryshe është cilësuar një lojtare shumë e fortë brenda si dhe një rivale e Luiz Ejllit. /Telegrafi/

 

Të ngjashme