ShowBiz
Olta Gixhari ka dy fjalë për bashkëshortin: Ka përballuar urrejtjen dhe lajmet që dolën për mua
Demokracia
10:45 | 17 Janar 2024

Share:

Aktoja e njohur Olta Gixhari së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio” në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj personale.

Olta tha që pavarësisht se një peridhë është urryer shumë nga publiku dhe disa nga disa prej banorëve, por edhe lajmet e shëmtuara që kanë qarkulluar në rrjet bashkëshorti i saj i ka përballuar dhe mbështetur atë, ndërsa shtoi se po të kishte qenë dikush tjetër mund të kishte prishur edhe familjen.

“Falenderoj shumë bashkëshortin tim. Ai është një hero! Jo vetëm që ka përballuar urrejtjen që unë pata gjatë kohës së ‘BBV’, por dhe të gjitha lajmet e shëmtuara që kanë dalë për mua. Po të ishte ndonjë bashkëshort tjetër mund të kishte prishur edhe familjen.”- u shpreh Olta.

Olta së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë, ndërsa gjininë e bebit aktorja nuk e ka zbuluar akoma.

Të ngjashme