Lajme
Olluri: Po mendojnë që Mefi e gjunjëzon BE-në, duke e quajtur Borrellin “Vorrell”
Demokracia
20:50 | 22 Nëntor 2022

Share:

Analisti dhe gazetari Parim Olluri e ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e procesit të dialogut me Serbinë. Ai ka thënë vetëm pas përplasjes me ta, Qeveria e zbuloi që Borrell e Lajçak kanë kombësi spanjolle dhe sllovake.

“Qeveria Kurti me zbulu që Borrelli është spanjoll e Lajçaku sllovak. Tek tash e zbuluan kombësinë e tyre. Pse Borrelli në asnjë moment nuk ishte kaq i anshëm, e pse ishte kaq i anshëm pas takimit Kurti-Vuçiq?”, ka pyetur Olluri në Pressing të T7.

Ai e ka kritikuar deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovci për deklaratat tallëse për Borrellin.

“Ia lëshojnë Mefin në qafë për me quajtë Borrellin “Vorrell”. Po mendojnë që Mefi e gjunjëzon BE-në”, ka thënë ai.

Olluri ka vlerësuar se kryeministri nuk po humbë kohë për dinjitetin e Kosovës, por për dinjitetin e tij.

“Kurti nuk është duke humbur kohë me ia rujtë dinjitetin Kosovës, por është duke bërë përpjekje të mëdha për ta ruajtur dinjitetin e tij, për shkak të Zajednicës. Gjatë rrugës Kurti nuk diti me i bindë ndërkombëtarët. Ai mendoi që vet e shtyn agjendën e zhbërjes së Zajednicës, bëri llogari të gabuara”, tha Olluri.

Të ngjashme