Lajme
OKB: Në spitalet e Gazës pajisjet mjekësore janë shkatërruar qëllimisht
Demokracia
19:14 | 19 Prill 2024

Share:

Ogranizata e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar shkatërrimin e qëllimshëm të pajisjeve mjekësore të Gazës, shkruan BBC.

“Misionet e fundit të Kombeve të Bashkuara në 10 spitale në Gaza zbuluan se shumë prej tyre janë kthyer në rrënoja dhe se vetëm disa, spitali për nënat dhe të porsalindurit, mund të ofrojnë ende shërbime shëndetësore”, tha Dominic Allen, zëdhënës i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët Palestinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte përshkruar vështirësinë e futjes së pajisjeve të tilla në Gaza para se të shpërthente lufta e 7 tetorit.

Vetëm 10 nga 36 spitalet e Gazës janë aktualisht duke funksionuar, qoftë edhe pjesërisht.

Të ngjashme