Lajme
Ofensiva ushtarake e Izraelit në Gaza/ Franca dhe Egjipti kundër: Do të çojë në katastrofë humanitare
Demokracia
18:05 | 18 Shkurt 2024

Share:

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi shprehën “kundërshtimin të vendosur” ndaj një ofensive izraelite në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Macron dhe Sisi ndanë gjatë telefonatës “shqetësimin e tyre për përkeqësimin e situatës tashmë katastrofike humanitare në Gaza dhe pengesat për dërgimin e ndihmave”, duke theksuar nevojën për të rritur urgjentisht fluksin e ndihmës në Gaza, thuhet në njoftimin për mediat të dy presidencave.

“Të dy presidentët shprehën kundërshtimin e tyre të vendosur ndaj një ofensive izraelite në Rafah, e cila do të çonte në një katastrofë humanitare në një shkallë të re, si dhe ndaj çdo zhvendosjeje të detyruar të popullsisë drejt territorit egjiptian, që do të përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe do të përbënte një rrezik shtesë të përshkallëzimit rajonal”, tha presidenca franceze.

Të ngjashme