Lajme
OBSH paralajmëron për rreziqet e përdorimit të inteligjencës artificiale në shëndetësi
Demokracia
14:01 | 16 Maj 2023

Share:

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot kundër përdorimit të inteligjencës artificiale (AI) në shëndetin publik, duke thënë se të dhënat e përdorura nga AI për të marrë vendime mund të jenë të njëanshme ose të keqpërdorura.

OBSH shprehu vlerësim për potencialin e AI , por ngre shqetësime se si do të përdoret për të përmirësuar aksesin në informacionet shëndetësore, si një mjet në marrjen e vendimeve ashtu edhe për përmirësuar kapacitetin diagnostik për të mbrojtur shëndetin e njeriut dhe për të reduktuar pabarazitë.

OBSH tha se të dhënat e përdorura mund të jenë të njëanshme, mund të prodhojnë informacione të rreme që mund të përbëjnë kërcënim për shëndetin, barazinë dhe se modelet mund të përdoren gabimisht duke rezultuar në prodhimin dhe përhapjen e dezinformatave shumë bindëse në formë teksti, audio ose video që është e vështirë për publikun të dallohet nga përmbajtja e besueshme shëndetësore.

Është e nevojshme të vlerësohen rreziqet e përdorimit të modeleve gjuhësore (LLM) të tilla si ChatGPT për të mbrojtur dhe promovuar mirëqenien njerëzore, tha agjencia shëndetësore e OKB-së.

Paralajmërimi i OBSH-së vjen pasi aplikacionet e inteligjencës artificiale po fitojnë shumë popullaritet duke nxjerrë në pah një teknologji që mund të revolucionarizojë mënyrën se si funksionojnë bizneset dhe shoqëria.

/abcnews.al

Të ngjashme