Lajme
Objekti i blerë i Kosovës në Londër s’është te zona e ambasadave, por afër ambasadës ruse
Demokracia
18:53 | 11 Prill 2023

Share:

Gazetari Daut Dauti ka folur për zhvendosjen e Ambasadës së Kosovës në Londër në rezidencën e komedianit britanik Spike Milligan, e cila kushton 6.5 milionë funte (7.4 milionë euro).

Dauti tha se objekti i blerë nuk gjendet në zonën ku ndodhen ambasadat e shteteve të tjera.

“Vendi nuk është aq qendror, aq primar, si po reklamohet nëpër medie në Kosovë e Britani, vendi i preferuar për ambasada është karshi parkut ku qëndron kjo ambasadë. Ambasadat e shteteve të huaja preferojnë të koncentrohen në Kensington dhe Belgrevia, do të thotë në rajone në anën tjetër të parkut që janë më të shtrenjta. Sikur kjo shtëpi të ishte matanë parkut do të kushtonte edhe më shtrenjtë”, ka thënë Dauti në Info Magazinë.

Sipas Dautit, për kushtet dhe çmimet në Londër ky objekt nuk ka kushtuar shtrenjtë.

Ai po ashtu shtoi se Kosovës do t’i mjaftonte të kishte vetëm një zyrë të vogël në Britani e jo ambasadë.

“Kosova mendoj se nuk ka nevojë të ketë ambasadë fare, do t’i mjaftonte vetëm në  zyrë e vogël ta mbajë kontaktin diplomatik”, ka shtuar ai.

Dauti theksoi se një qendër kulturore do të ishte shumë e nevojshme të ndërtohej në Britani.

Sipas Google Maps, ambasada e re e Kosovës është afër ambasadës ruse në Londër, në Hyde Park. /Demokracia.com/

LEXONI EDHE

DOKUMENT | Si ishte takuar ambasadori Kapiti me agjentët e patundshmërive para blerjes së vilës 7.4 milionëshe në Londër

 

Të ngjashme