Lajme
Nushi për heshtjen pas punësimit të gruas së frizerit të Haxhiut: Nuk e keni problem hajninë
Demokracia
18:49 | 08 Shkurt 2023

Share:

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka kritikuar ata që heshtën pas raportimit të Demokracia.com lidhur me punësimin e Brikena Kelmendi-Gashit, bashkëshortes së frizerit të Albulena Haxhiut.

Nushi ka thënë se të njëjtit reagonin për gjithçka përgjatë qeverisjeve të kaluara, shkruan Demokracia.com.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE| Albulena Haxhiu i bën favor frizerit të saj, ia punëson gruan në Ministrinë e Drejtësisë (Dokument)

“Dje u bo publike qe Albulena Haxhiu e ka punesu gruan e frizerit te saj. GRUAN E FRIZERIT!!! Ju qe reagojshit per gjithecka ne qeverite e kalume, por e mshelni gojen per kete sen, dijeni qe po vëreheni”, shkruan ai.

“Jeni oportunista, qe nuk e keni problem hajnine, vec keni qef me vjedhe dikush qe eshte me ju”, përfundon ai.

Demokracia.com përgjatë ditës së djeshme ka raportuar për punësimin e Brikena Kelmendi-Gashit, frizerit ku prenë flokët ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Punësimin e bashkëshortes së frizerit në Divizionin për Mbrojtjen e të Akuzuarve Potencialë prej Dhomave të Specializuara e ka konfirmuar dje edhe Ministria e Drejtësisë, nën pretendimin se ajo “ka shprehur interesim”.

“Sa i përket pyetjeve tuaja, znj. Brikena Kelmendi Gashi, që nga marrja e mandatit, e edhe në Qeverinë Kurti 1, ka shprehur interesimin e saj për tu angazhuar dhe ndihmuar në Ministrinë e Drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e MD-së për Demokracia.com.

Të ngjashme