Lajme
Nushi për dorëheqjen: Latifi njësoj si Arben Vitia, u dogjën për Kurtin dhe nga Kurti
Demokracia
17:48 | 06 Tetor 2022

Share:

Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Riftat Latifi.

Nushi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Latifi ishte viktimë e kryeministrit Albin Kurti.

“Dikur Arben Vitia, e tash Rifat Latifi dështuan dhe u dogjën për Kurtin dhe nga Kurti!”, ka shkruar Nushi.

Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë dha dorëheqje ditën e sotme pas më pak se njëmbëdhjetë muajsh në krye të këtij dikasteri.

Postimi i plotë i Nushit, pa ndërhyrje:

Ironikisht Ministrat e Shendetesise jane viktima te logjikes instrumentale te Kurtit.

Dikur Arben Vitia e tash Rifat Latifi deshtuan dhe u dogjën për Kurtin dhe nga Kurti!

Kjo nukk i shfajson keta dy, por ia rrite edhe me shume fajin Kryeministrit!

Të ngjashme