Lajme
Nura: Qeveria ka lënë 52 fshatra dhe qytetin e Skenderajt pa ujë të pijshëm
Demokracia
09:25 | 08 Korrik 2023

Share:

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, tha se Qeveria e Kosovës ka lënë 52 fshatra dhe qytetin pa ujë të mjaftueshëm të pijes.

Nura tha se projekti për furnizim të ujit të pijshëm “Shipl Brus” është hequr nga linjat buxhetore nga Qeveria e Kosovës, e që sipas tij kanë bërë shkelje, sepse projekti ka qenë në fazën finale.

“Projekti i furnizimit për Skenderaj ‘Shipol Brus’ ka qenë projekt i projektuar detal, i planifikuar në kuadër të ligjit të buxhetit, i shpallur në procedura të rregullta, është shpallur fituesi dhe një ankesë ka rezultuar në ISHP dhe qeveria e ka heqë komplet prej linjave buxhetore, gjë që ka bërë shkelje, sepse procedura ka qenë në fazën finale”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai tha se rreth këtij projekti nuk ka pasur vullnet politik, gjë që sipas tij është e pandershme.

“Këtu nuk ka pasur vullnet politik, është shumë e qartë sepse t’i lësh 52 fshatra ose qytetin pa furnizim të mjaftueshëm me ujë, është thjesht nuk e di qysh me kualifiku, por është krejtësisht e pandershme, ndash merre moralisht, politikisht, kombëtarisht, në çdo pikëpamje”, tha i pari i Skenderajt.

Nura tha se ky projekt për furnizim të ujit në qytetin e Skenderajt më nuk figuron, e që sipas tij nuk ka shpjegim nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Në vitin 2017 e kemi iniciuar, e kemi bërë projektin bashkë me kompaninë e ujësjellësit, sepse është dashur projekti detal, e kemi dërguar në Ministri të Planifikimit kërkesat bashkë për planifikim të buxhetit, ka hy në linjën buxhetore është planifikuar  vlera, pastaj ka ardhur Vetëvendosja në vitin e parë, dytin e kanë hequr prej programit tërësisht edhe sot ai projekt nuk figuron. Nuk ka shpjegim”, shtoi ai.

Të ngjashme